Shumë ndërmarrje publike të pakompletuara (VIDEO)

by admin
Spread the love

Që nga marsi Fondi i Kursimeve Pensionale pa bord, e Banka Qendrore e Kosovës me ushtrues detyre, njësoj si Administrata Tatimore e Kosovës që është pa kryeshef që nga 2022.

Ekspertët e ekonomisë si të tilla i vlerësojnë jo efikase këto ndërmarrje dhe kërkojnë intervenim.

E Safet Gërxhaliun po e shqetëson ajo që qeveria po tenton të vendos militant partiak në këto institucione.

Ngjashëm po mendon edhe opozita që akuzon partinë në pushtet se nuk po di të qeverisë.

Mërgim Lushtaku nga PDK, si anëtar i Komisionit për Financa Publike kritikon pushtetin për kryeneçësi në kohë jo të duhur.

Qeveria Kurti apelohet që të funksionalizojë sa më parë këto trupa e të mos shkaktojë vakuum institucional.

You may also like