Shumë i lumtur që nis punë si trajner i Kombëtares Shqiptare – Shqip

by admin
Spread the love

Pas prezantimit të Sylvinhos si trajner i ri i Kombëtares, braziliani ka treguar objektivin kryesor pas marrjes së detyrës: Kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2024.

Përmes një postimi në Instagram, trajneri Sylvinho shkruan se është shumë i lumtur që nis këtë detyrë të re si trajneri i Kombëtares Shqiptare.

“Jam shumë i lumtur që nis këtë punë si trajner i Kombëtares Shqiptare. Komisioni ynë teknik, me Pablo Zabaletën dhe Dorivën, bashkë me anëtarët e tjerë, është i kualifikuar dhe i përgatitur. Me përfshirjen e lojtarëve, të federatës dhe të kombit do të përpiqemi të arrijmë objektivin tonë, kualifikimet në Euro 2024”, shkruan Sylvinho në Instagram./tvklan.al

You may also like