Shukova: Vazhdimisht zbatohen masa për zvogëlimin e ndotjes

by admin
Spread the love

Qytetarët të mos përdorin matriale joekologjike për ngrohje, komunat t’i subvencionojnë kategoritë e ndjeshme, apeloi sot ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova nga ngjarja nha Shtipi.

Duke u përgjigjutr në pyetjen e gazetarëve, lidhur me ndotjen në vigjilje të sezonit të ngrojhjes, ministrja theksoi se vazdimisht zbatohen projekte për zvogëlimin e ndotjes.

“Disa vite kemi panair aktiv nga nga Banka botërore, e cila u ndihmon komunave në zëvendësim të sistemit joekologjik dhe ekologjik, efikasitet energjetik të masave”, deklaroi Shukova.

Ajo përkujtoi se edhe Qeveria disa vite me radhë finacon projekte për objektet publike për zëvendësim të sistemeve ekologjike

Në deklaratën për mediat, ministrja theksoi se qytetarët duhet të përdorin edhe materiale ekologjike për ngrohje, duke treguar se ka qytetarë që përdorin vajra të vjetra, plastikë, goma, gjë që ndikon edhe në shëndetin e njerëzve. Ajo u bëri thirrje komunave që të fillojnë të mendojnë për subvencionimin e kategorive më vulnerabël për blerjen e materialeve mjedisore për ngrohje, dru, pelet. Për kontrollet tha se shteti përmes inspektoratit vazhdimisht kontrollon instalimet A.

Ajo apeloi që qytetarët të ndërgjegjësohen për përdorimin e materieve ekologjike për ngrohje. 

MARKETING




You may also like