shuhet dhe burri i mësuese Irmës – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Burri i mësueses Irma, e cila u vra në masakrën në Teksas, vdiq nga një atak në zemër

Bashkëshorti i Irma Garcia, njërës prej dy mësueseve të vrara gjatë masakrës së Teksasit në SHBA, ka vdekur nga një atak në zemër.

“Me pikëllim të thellë më duhet t’ju tregoj sesi vdiq nga pikëllimi burri i tezes sime Irma, Joe Garcia.

Nuk kam fjalë për të përshkruar se si ndihemi, ju lutemi lutuni për familjen tonë. Zot, na mëshiro, kjo nuk është e lehtë”, ka shkruar John Martinez, nipi i saj.

Garcia shkoi për t’i lënë lule gruas së tij të vdekur tragjikisht. Kur u kthye në shtëpi, ai ra në tokë për të mos u ngritur më.

Irma ishte një nga 21 personat e vrarë të martën nga një sulmues 18-vjeçar i cili hyri me pushkë në një shkollë fillore në Uvalde të Teksasit dhe filloi të qëllonte.

Për CNN, Martinez e përshkroi çiftin si “të dashur të shkollës së mesme”. Ai është gjithashtu themeluesi i fushatës GoFundMe, e cila mbledh ndihma për familjen e Irmës.

“Paratë do të përdoren për të gjitha shpenzimet e nevojshme për edukimin e ardhshëm të fëmijëve të tyre dhe për nevojat e familjes”, thuhet në fushatë. /tesheshi.com/

You may also like