Shtyhet lufta për titull, Lazio në Europë dhe Genoa në B, çfarë solli java e 37-të

by admin
Spread the love

Ka përfunduar edhe java e 37-të e Serie A e cila u transmetua drejtpërdrejtë në Oversport ekskluzivisht për Shqipërinë dhe Kosovën. Ndërkohë që nuk kanë munguar as disa verdikte zyrtare në këtë javë me Genoan që zbret një kategori më poshtë pas humbjes 3-0 nga Napoli. Këta të fundit siguruan matematikisht vendin e tretë.

Siguron një vend në Europë edhe Lazio që me barazimin ndaj Juventusit ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League për sezonin tjetër. Mbetet ende për t’u vendosur në javën e fundit se kush do të jenë dy ekipet e tjera që do të shkojnë në Europë me Romën, Fiorentinën dhe Atalanta që luftojnë për dy vende.

Nga ana tjetër titulli kampion është shtyrë për 90 minutat e fundit të kampionatit pasi Interi dhe Milani arritët të dilnin me pikë të plota nga takimet respektive dhe tashmë gjithçka do të vendoset të dielën në orën 18:00. Milani do të përballet në transfertë me Sassuolon, ndërsa Interi do të presë në shtëpi Sampdorian.

Spezia e Rey Manaj me fitoren ndaj Udineses siguroi gjithashtu qëndrimin në elitën e futbollit italian të paktën edhe një sezon. Verdikti ende i pavendosur është se kush është ekipi i fundit që do të bjerë nga kategoria. Edhe në këtë front do të vendoset në javën e fundit me Cagliarin që shpreson te një fitore ndaj Venezias, ndërsa Salernitana të humbasë sfidën me Udinesen. /oversport.tv

You may also like