Shtrenjtohet vozitja me taksi në Qytetin e Shkupit

by admin
Spread the love




Për shkak rritjes së çmimit të derivateve të naftës dhe kërkesave drejtuar deri tek Qyteti i Shkupit nga ana e taksi-kompanive, janë propozuar ndryshime të shërbimeve të taksive, ndërsa sot 35 këshilltarë në Qytetin e Shkupit kanë votuar për shtrenjtimin e shërbimeve.
Këshilli për komunikacion i Qytetit të Shkupit ka përgatitur tre modele tarifore në bazë të cilave taksistët duhej t’iu shfrytëzojnë për shërbimet e tyre.
Tarifa e parë: Starti i transportit- 40 denarë për çdo kilometër- 25 denarë, për pritje në vend 1 orë- 300 denarë.
Tarifa 2: Starti i transportit- 50 denarë, për çdo kilometër të kaluar- 30 denarë, për pritje në vend 1 orë 420 denarë
Tarifa 3: Starti i transportit- 60 denarë, për çdo kilometër 35 denarë, dhe për pritje në vend 1 orë- 480 denarë. /SHENJA/


You may also like