Shtimi i sëmundjeve të frymëmarrjes, Kina hedh poshtë shqetësimet: Asnjë patogjen jo i zakontë

by admin
Spread the love

Kina thotë se nuk kanë zbuluar ndonjë patogjen të pazakontë, ose të ri, lidhur me shtimin e beftë të rasteve të pneumonisë tek të miturit në veri të vendit, që ngjalli shqetësimin e OBSH-së.

Pekini insiston se rritja e sëmundjeve të ngjashme me gripin i detyrohej heqjes së masave anti-Covid. Organizata Botërore e Shëndetësisë i kërkoi autoriteteve kineze më shumë informacion mbi çështjen, e droja e saj nuk është e papërligjur, duke pasur parasysh se pandemia e koronavirusit që gjunjëzoi botën, fillesat i pati pikërisht në këtë vend. Sipas rregullit, Kina iu përgjigj OBSH-së brenda 24 orëve.

Kërkesa ishte për informacion epidemiologjik dhe klinik, si dhe rezultate laboratorike përmes mekanizmit të Rregulloreve Ndërkombëtare të Shëndetit. Që nga tetori, në rajonet veriore të Kinës ishte raportuar një shtim i ndjeshëm i sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes krahasuar me të njëjtën periudhë gjatë tre viteve të fundit.

OBSH njoftoi se “po monitoron nga afër situatën dhe është në kontakt të ngushtë me autoritetet kombëtare në Kinë”. Fakti që OBSH kërkon qartësim është përshëndetur si një praktikë e mirë. Nuk është e pazakontë që kjo organizatë t’u kërkojë vendeve më shumë informacion rreth një grupi sëmundjesh. E pazakonta në këtë rast ishte se kërkesa e informacionit u bë publikisht e jo përmes kanaleve private të komunikimit mes OBSH-së dhe zyrtarëve lokalë të shëndetësisë, siç ndodh rëndom.


Top Channel

You may also like