Shteti debitor ndaj OSHE-së, flet Endrit Braimllari: Rilindja dhe Rama hajdutët më të mëdhenj të energjisë elektrike

by admin
Spread the love

Borxhi që shteti i ka OSHEE-së (kompania e Shpërndarjes së Energjisë) katër mujorin e parë te vitit 2022 ka arritur kulmin, në 22, 1 miliardë lekë ose 183 milionë euro.

Në vetëm katër muaj detyrimet e shtetit ndaj OSHEE-së u rriten me 8.3%.

Ky fakt i cili jep dhe një shembull negative në popullatën e gjërë, e cila përballet me dënime të rënda nëse ato janë debitorë ndaj OSHE-së si shkëputje të energjisë deri dhe në burg ka shqetësuar Partinë e Lirisë.

Përfaqësuesi i kësaj partie, Endrit Braimllari, në një status në llogarinë e tij në “Facebook”, shkruan se Rilindja dhe Edi Rama, janë hajdutët më të mëdhenj të enërgjisë elektrike.

Kjo qeveri sipas Braimllarit, ndëshkon qytetarët e varfër ndërkohë që vete shkakton një dëm prej 183 milionë euro.

Ai e mbyll postimin e tij duke i bërë thirrje SPAK të hetojë këtë hajdutëri.

Statusi i plotë i Braimllarit:

“183 milionë euro energji pa paguar ka shteti.
Rilindja dhe Edi Rama hajdutët më të mëdhenj të energjisë elektrike.
Rilindja ndëshkon qytetarët e varfër ndërkohë vet shkakton një dëm prej 183 milionë euro.
SPAK duhet të hetojë këtë hajduteri”, shkruan ai./Syri

You may also like