Shtetasi shqiptar vdiq pasi mbi të u shemb dheu në vendin ku po punonte në Tetovë

by admin
Spread the love

Policia e Tetovës informoi se dje një 54-vjeçar nga Shqipëria ka humbur jetën gjatë kryerjes së punëve ndërtimore. Rasti është raportuar rreth orës 15:40, kur në SPB Tetovë janë lajmëruar nga spitali klinik i Tetovës.

“Është raportuar se në Spitalin klinik të Tetovës pa shenja jete është sjellë L.B. (54) nga Republika e Shqipërisë. Sipas raportimit, teksa ishte duke kryer punë ndërtimore në Çelopek të Tetovës rreth orës 14:30 mbi të është shembur dheu në kanalin që po hapnin. Ai është nxjerrë nga kanali dhe është transportuar në ordinancën private në fshat për ndihmë mjekësore dhe më pas ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin klinik të Tetovës. Prokurori publik dhe ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës kanë kryer inspektim dhe mbi trupin e pajetë do të bëhet obduksion. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, informoi SPB Tetovë.

MARKETING




You may also like