Shtëpizat e luleve hapen edhe për biznese tjera (VIDEO)

by admin
Spread the love

Gjashtë shtëpiza që gjenden në sheshin “Edit Durham” në kryeqytet, pothuajse shumicën e kohës janë të pashfrytëzueshme.

Në fillim ato ishin të destinuara për shitjen e luleve, por vit pas viti interesimi i luleshitësve për këto shtëpiza, ra, e në tre vitet e fundit nuk u përdorën fare.

Por, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka vendosur që këto shtëpiza tani e tutje ta përbëjnë Tregun e Bizneseve.

Kreu i kësaj drejtorie, Ilirik Musliu, thotë se ky treg ka për synim mbështetjen e bizneseve të vogla dhe atyre me ide kreative.

E bizneset që do të mund të marrin këtë shtëpizë, do të jenë të ndryshme.

“Munden me qenë që shesin aksesorë, veshje kombëtare, punime artizanale e çfarëdo biznesi tjetër që dëshiron mund të aplikojë pa i anashkaluar edhe shitësit e luleve që kanë qenë këtu”, thotë Musliu.

Kështu, komuna brenda javës së ardhshme do të hapë thirrjen publike për aplikim , ku do të jenë të specifikuara kriteret dhe kushtet tjera të aplikimit.

E me qëllimin që shtëpizat të mos mbeten të pashfrytëzueshme, çmimi për përdorimin e tyre do të jetë simbolik.

You may also like