Shtëpia e Bardhë lë 30 ditë afat për të fshirë aplikacionin TikTok

by admin
Spread the love

Shtëpia e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka lënë afat 30 ditë agjencive qeveritare amerikane që të heqin nga celularët aplikacionin kinez të TikTok.

Reuters raporton se memorandumi i Shtëpisë së Bardhë u është dërguar të hënën agjencive qeveritare. Kjo bëhet për të garantuar sigurinë kibernetike të të dhënave të SHBA-së, pas dyshimeve se TikTok përdoret nga qeveria kineze për të grumbulluar informacionet personale të përdoruesve dhe për të spiunuar. Por kompania i mohon këto pretendime.

Me urdhrin e nxjerrë nga Shtëpia e Bardhë, të gjithë punonjësve të agjencive federale amerikane u lihet 30 ditë kohë që të fshijnë nga celulari TikTok-un.

Një vendim të ngjashëm për punonjësit në zyrat shtetërore e ka ndërmarrë edhe Kanadaja.

Një javë më parë, edhe Bashkimi Europian nxorri urdhër se aplikacioni TikTok nuk duhet të përdoret në zyrat e tyre.

Artikulli paraprakTakimi me Vuçiç në Bruksel/ Rama: Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhti, ka bërë gjënë e duhur

You may also like