Shtatë përfitimet shëndetësore nga mjalti me qumësht

by admin
Spread the love

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini qumësht me mjalt?

Qumështi dhe mjalti mund të bëjnë mrekulli nëse konsumohen
secila më vete, por kur merren së bashku, ato ofrojnë përfitime shëndetësore
surprizuese (të habitshme). Përfitimet shëndetësore të mjaltit dhe qumështit
përfshijnë përparësitë në kujdesin e lëkurës dhe rritjen e qëndrueshmërisë.

Mjalti, tradicionalisht është përdorur për shëndetin për
shkak se përmban antioksidantë, antibakterie si dhe ka efekte qetësuese dhe
anti-inflamatore në çështjet e frymëmarrjes. Qumështi, nga ana tjetër,
tradicionalisht është vlerësuar për përmbajtjen e tij të vitaminave dhe
mineraleve, duke përfshirë vitaminën A, B, vitaminën D si dhe kalcium,
proteinën e kafshëve dhe acid laktik. Megjithatë, këto atribute mund të
kombinohen kur qumështi dhe mjalti konsumohen së bashku. Rezultati përfshin
përfitime unike dhe shumë të dëshiruara për ju.

Përfitimet shëndetësore të mjaltit dhe qumështit

Përkujdesje lëkure

Si mjalti ashtu edhe qumështi posedojnë veti antimikrobiale
dhe pastruese. Përdorimi i maskës së mjaltit është efektiv për lehtësimin e
akneve. Këto veti rriten kur të dy përbërësit merren së bashku. Pastrues të
shumtë janë përgatitur duke përdorur qumësht dhe mjaltë, sepse përzierja i jep
lëkurës një shkëlqim të shëndetshëm. Kombinimi përdoret shpesh në SPA-të e
njohura në mbarë botën.

Tretje

Sipas një studimi të botuar në Journal of Agricultural and
Food Chemistry, mjalti është një burim i mirë i prebiotikëve. Prebiotikët janë
lëndë ushqyese që stimulojnë rritjen dhe zhvillimin e probiotikëve, baktereve
të dobishme që rriten dhe zhvillohen në zorrët tona dhe në sistemin e tretjes.

Prebiotikët kanë treguar një efekt stimulues në
‘bifidobakteret’, një lloj probiotiku i gjetur në qumësht. Karbohidratet dhe
oligosakaridet në mjaltë nxisin një funksion të shëndetshëm dhe të duhur të
këtyre baktereve të dobishme që janë esenciale për mirëmbajtjen e shëndoshë dhe
funksionimin e traktit GI.  Kur ekuilibri
bakterial në traktin digjestiv është i mirë, eliminon një numër kushtesh
irrituese, duke përfshirë kapsllëkun, dhimbjen e barkut dhe pengon zhvillimin e
rritjes së dëmshme bakteriale.

Rrit qëndrueshmërinë

Dihet se një gotë qumësht me mjalt çdo mëngjes, përmirëson
qëndrueshmërinë e një personi. Ndërsa qumështi përmban proteina, mjalti përmban
karbohidratet e nevojshme që kërkohen për një stimul efektiv të metabolizmit.
Qumështi dhe mjalti të marra së bashku, sigurojnë forcë për të gjithë duke
përfshirë fëmijët dhe të moshuarit.

Shëndeti i kockave

Ndërsa hulumtimi për mjaltin vazhdon, gradualisht bëhet e
qartë se mjalti vepron si transportues i lëndëve ushqyesve në të gjithë trupin.
Mjalti ka treguar se mund të shërbejë si integrues në marrjen e kalciumit në
trup, ku qumështi dihet se është një burim i pasur. Kjo është konfirmuar nga
një studim i kryer te brejtësit, nga Dr Merlin Ariefdjohan, Universiteti i
Kolorados, SHBA.

Prandaj, konsumimi i mjaltit dhe qumështit së bashku, jo
vetëm që i jep trupit tuaj ushqyesin e nevojshëm (kalcium) për të pasur një
shëndet të mirë të kockave, por gjithashtu do të maksimizojë absorbimin e tij
në trup. Nivelet e duhura të kalciumit mund të parandalojnë osteoporozën dhe
inflamacionin e nyjeve.

Parandalon pagjumësinë

Mjalti dhe qumështi janë përdorur tradicionalisht si mjete
“kundër” pagjumësisë. Individualisht, ato janë të dyja efektive, por efektet
forcohen kur merren së bashku. Mjalti është një nga përbërësit e rrallë të
sheqerit që shkakton rritje të kontrolluar në sasinë e insulinës, gjë që
gjithashtu nxit triptofanin që të lirohet brenda në tru.

Tryptophani normalisht shndërrohet në serotonin, i cili
nxit një ndjenjë relaksimi. Kështu pra, mjalti dhe qumështi mund të përdoren
për të “luftuar” pagjumësinë.

Vetitë anti-plakje

Kombinimi i qumështit dhe mjaltit ndikon në të gjithë
trupin, duke e bërë atë të shkathët dhe të duket si i ri. Njerëzit në shumë
civilizime të lashta, përfshirë grekët, romakët, egjiptianët dhe indianët, pinë
qumësht me mjaltë për të ruajtur rininë e tyre. Meqenëse qumështi dhe mjalti
mund të ndihmojnë në sigurimin e një jete të gjatë, kombinimi i tyre ishte i
njohur si “eliksiri i jetës”.

Vetitë antioksiduese që ndodhin kur qumështi dhe mjalti
kombinohen së bashku, janë të mëdha sepse antioksidantët sulmojnë radikalët e
lirë të cilat janë një nga shkaqet kryesore të degradimit të lëkurës dhe
rrudhave. Dr. Brendan Niemira, udhëheqës i hulumtimit në Qendrën Kërkimore të
USDA, në një nga studimet e tij, i konfirmon vetitë antioksiduese të mjaltit
dhe qumështit.

Vetitë Antibakteriale

Hulumtimet kanë treguar se qumështi dhe mjalti kanë një
efekt më të theksuar në bakteret e Staphylocoçus se sa kur konsumohen veçmas.

Besohet gjithashtu se mjalti, shtuar në qumësht të ngrohtë, ndihmon në zvogëlimin e ndjenjës së fryrjes, kapsllëkut, dhe çrregullimin e zorrëve. Është gjithashtu i mirë për trajtimin e çrregullimeve të frymëmarrjes si ftohja dhe kollitja.

You may also like