Shtabi i Përgjithshtëm i Ukrainës: 26.650 ushtarë rusë të vrarë deri tani

by admin
Spread the love

Në deklaratën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës lidhur me humbjet e ushtrisë ruse nga data 24 shkurt deri më 12 maj, thuhet se në 24 orët e fundit ushtria ruse ka humbur 300 ushtarë të tjerë.

Sipas të njëjtës deklaratë ushtria ruse ka humbur gjithsej 26.650 ushtarë, dhe se asaj i janë shkatërruar: 199 avionë, 161 helikopterë, 1.195 tanke, 2.873 automjete të blinduara, 534 topa, 191 sisteme raketahedhës dhe 87 sisteme të mbrojtjes ajrore.

Shtabi i Përgjithshëm ukrainas ka njoftuar se forcat ruse kanë humbur gjithashtu 2.019 automjete, 13 anije dhe motoskafë të lehtë, 398 mjete ajrore pa pilot (dronë), po ashtu janë goditur dhe u shkatërruar në ajër 94 raketa të lëshuara nga rusët.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria ruse e Mbrojtjes më 25 mars, në Ukrainë kanë vdekur 1.351 ushtarë rusë.

 

You may also like