SHSKUK njoftohet për arrestimin e dy kirurgëve të spitalit të Vushtrrisë

by admin
Spread the love

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se është njoftuar nga menaxhmenti i Spitalit të Vushtrrisë, se gjatë ditës së sotme, janë arrestuar dy kirurgë të Spitalit të Vushtrrisë.

SHSKUK-ja ka kërkuar nga drejtoria e Spitalit të Vushtrrisë që të ndërmarr masat e nevojshme, njofton Klankosova.tv.

“Pas publikimit të lajmit në medie, ditën e djeshme, menaxhmenti i ShSKUK-së, ka kërkuar nga drejtoria e Spitalit të Vushtrrisë të ndërmarrë masat e nevojshme, konform legjislacionit në fuqi”.

“Sipas njoftimit të Spitalit, njëri nga kirurgët është shkarkuar nga pozita u.d shefit të Repartit dhe është suspenduar nga puna, po ashtu, edhe dy kirurgë të tjerë janë suspenduar nga puna deri në një vendim të ri”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, tre kirurgë dyshohen se kanë marrë ryshfet për trajtimin e pacientëve në spitalin e Vushtrrisë – dy prej tyre A.L dhe E.S janë arrestuar nga policia, teksa edhe për kirurgun I.Z, Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit.

You may also like