Shqyrtohet mundësia për kthimin e tarifës së lirë të rrymës gjatë ditës

by admin
Spread the love

LSDM-ja  njoftoi se pritet që çmimi i rrymës “në një periudhë të caktuar të ditës të jetë dukshëm më i ulët”. Analizat e fundit për kthimin e tarifës së lirë ditore të rrymës janë në proces, qytetarët mund të presin shumë shpejt që çmimi i rrymës në një periudhë të caktuar të ditës të jetë dukshëm më i ulët, njoftoi LSDM-ja në pushtet. Rezultatet e vetme të VMRO-DPMNE-së dhe këshilltarit dhe drejtorit të atëhershëm të EMV-së, Hristijan Mickoski, janë anulimi i tarifës së lirë dhe rritja 100% e rrymës, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ndërkaq nëpërmjet një komunikate me shkrim nga VMRO-DPMNE kanë deklaruar se për shkak të politikave katastrofike të kuadrove jokompetente të LSDM-së dhe BDI-së që udhëheqin sektorin e energjisë dhe për shkak të funksionimit të pakujdesshëm të tyre, në 7 vitet e fundit qytetarët paguajnë rrymën 100% më shtrenjtë, ndërsa siç thonë ata EMV është bërë një humbës që subvencionohet me miliona euro nga buxheti.

MARKETING



You may also like