Shqiptohet 481 masa për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (08.02.2023) ka zbatuar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 481 drejtues mjetesh.
Prej tyre, 68 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 15 automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë.

Në të njëjtën kohë, 173 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 308 jashtë vendbanimeve”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

MARKETING




You may also like