Shqiptohen 216 kundërvajtje trafiku në Shkup, 40 për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (09.04.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 216 kundërvajtje, prej të cilave gjashtëdhjetë e tre për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, gjashtë gjoba për shoferët fillestarë.
Poashtu janë shqiptuar edhe dyzet e tetë sanksione për kundërvajtje të këmbësorëve, dyzet sanksione për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur, një masë për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), tri sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike…
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.


You may also like