Shqiptari, huligan i PAOK dhe me linjën neo-naziste/ Këto janë pamjet kur vret një tifozë të ekipit kundërshtar

by admin
Spread the love

Ultrasi i PAOK me origjinë shqiptare me inicialet AG është arrestuar për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis, tifoz i Aris.

Trupi gjykues vendosi ta dënojë shqiptarin me 4.3 vite burg për sende të dhunshme që u gjetën në zyrën e shoqatës të një grupimi ultrasisht të klubit PAOK. Pas dhënies së vendimit, atij iu refuzua apelimi i saj. Përveç qëndrimit në burg, ai duhet të paguajë dhe një gjobë prej 2200 eurosh.

“Është një grupim që përdor futbollin si interes, pasi tregton drogë në zonë, tha avokati i të ndjerit duke folur për televizionin ANT1.Ai ka deklaruar gjithashtu se anëtarët e këtij grupi janë “me origjinë shqiptare, kryesisht, me disa grekë brenda. “Ekziston një mentalitet që nëse godet ose vret, mbizotëron. Ata përdorin ekipin. Ata janë më të rrezikshmit.

Shqiptari rezulton pjesë një grupimi të dhunshëm të quajtur “Bicepsi i Veriut”, pjesë e ultrasve të PAOK-ut, të cilët njihen për famën e keqe të përplasjeve me policinë, dhunën ndaj tifozerive kundërshtare dhe armiqësinë me tifogrupin e PAOK-ut “Porta 4”.

“Bicepsi i Veriut” i përket linjës neo-naziste në Greqi. Dhuna e ultrasve dhe huliganëve është një fenomen i dhimbshëm në Greqi. Shumë prej tyre kanë lidhje të fshehta me organizatat krimianale dhe grupit ekstremiste të djathta.

Ngjarja e rëndë u fiksua nga kamerat rreth vendngjarjes. Arrestimi i vrasësit u bë i mundur nga identifikimi i targave të njërës prej automjeteve të huliganëve të “Bicepsit të Veriut”.Mediat në Greqi e konsiderojnë shqiptarin e arrestuar një nga huliganët më të rrezikshëm në vend. Ai është dënuar në vitin 2019 për një sherr me disa tifozë të një ekipi kundërshtar. Ndër të tjera, i arrestuari rezulton se qëndron me leje të përkohshme në Greqi.

You may also like