Shqipëria zhgënjen në miqësoren e parë ndaj Maqedonisë së Veriut

by admin
Spread the love

Shqipëria U-20 zhvilloi këtë të premte miqësoren e parë të planifikuar ndaj bashkëmoshatarëve të Maqedonisë së Veriut. Përfaqësuesja kuqezi e drejtuar nga Alban Bushi u mund me rezultatin final 1-3 në ndeshjen e luajtur në Kroaci.

Pjesa e parë e kësaj sfide u mbyll me rezultatin 1-1, me maqedonasit që kaluan të parët në avantazh në minutën e 9-të, por që zgjat pak falë Adrian Pajazitit, djaloshit shqiptar i cili debutoi me gol në sfidën e tij të parë në radhët e kuqezinjve.

Baraspesha nuk zgjat shumë, pasi me rikthimin në lojë në pjesën e dytë, maqedonasit na ndëshkojnë sërish, duke realizuar golin e dytë tre minuta pas nisjes së ndeshjes. Në minutën e 56-të, fqinjët shënojnë edhe golin e tretë, teksa rezultati nuk ndryshon më pavarësisht tentativave të shumta të kuqezinjve.

Tekniku Alban Bushi hodhi në fushë pjesën e dytë edhe pjesën tjetër të lojtarëve të grumbulluar për këto miqësore, duke bërë kështu një ndryshim total me ekipin e pjesës së parë.

Pas dy ditësh, Shqipëria U-20 do të luajë ndaj Kroacisë teksa këto dy sfida, pavarësisht se janë miqësore, janë tejet të rëndësishme për trajnerin Alban Bushi dhe stafin e ekipit Shpresa për të përzgjedhur lojtarët që do të përfaqësojnë Shqipërinë U-21 në kualifikueset e ardhshme.

You may also like