Shqipëria U-18/ Kuqezinjtë përmbyllin testet miqësore ndaj Malit të Zi

by admin
Spread the love

Kombëtarja shqiptare U-18 zhvilloi këtë të enjte edhe miqësoren e dytë ndaj Malit të Zi U-18, që u luajt në kompleksin e Federatës Malazeze në Podgoricë.

Trajneri Ardi Behari vendosi të bëjë një ndryshim në formacionin startues të kësaj sfide të dytë, duke hedhur në fushë këtë 11-she titullarësh: Klevis Totoshi, Zylyf Muça, Ardit Nuredini, Arlind Kurti, Luis Buzi, Ermal Meta, Arxhei Beluli, Ersi Syla, Oresti Kasmollari, Rinor Dukagjini, Ensar Tafili.

Pjesa e parë e takimit është e balancuar, me dy skuadrat që qarkullojnë topin, teksa rastet për shënim janë të pakta. Në minutën e 33-të, malazezët ia dalin të marrin avantazhin, pas një goditje dënimi perfekte. 45 minutat e para mbyllen nën epërsinë e fqinjëve, 1-0, teksa në fraksionin e dytë të lojës, Mali i Zi realizon edhe dy gola të tjerë, duke vulosur rezultatin në 3-0. Trajneri Behari aktivizoi në këtë sfidë të gjithë lojtarët e grumbulluar për këto dy miqësore, një pjesë e të cilëve janë produkt i ekipeve zinxhir të moshave kuqezi, U-15, U-16 dhe U-17, ndërsa pjesa tjetër janë elementë të provuar për herë të parë në ekipet kombëtare.

Takimi i parë i luajtur para dy ditësh në stadiumin ‘Reshit Rusi’ në Shkodër u fitua nga Shqipëria U-18 e drejtuar nga trajneri Behari me rezultatin 2-0. Duhet thënë se këto dy teste ishin mjaft të vlefshme për Kombëtaren U-18 për të parë gjendjen e lojtarëve më të spikatur të kësaj grup-moshe, të cilët janë boshti i ekipit kombëtar U-19 për vitin 2023./ Super Sport


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like