Shqipëria pritet të luajë miqësore ndaj Zvicrës para fillimit të Kampionatit Evropian

by admin
Spread the love

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore përballë Zvicrës me 26 mars. Lajmi u bë i ditur në emisonin “ELITE SHOW” në Shqip.

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me kombëtaren helvete që kjo ndeshje të zhvillohet në Zvicër, ndërsa stadiumi ku do të luhet kjo sfidë nuk është vendosur ende. Kuqezinjtë e Sylvinhos do zhvillojnë një “derbi” shqiptarësh duke parë që në skuadrën kundërshtare janë pjesë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Një ndeshje kjo që vlen si parapërgatitje për kuqezinjtë në prag të Europianit të Gjermanisë.

Kujtojmë që Kombëtarja shqiptare ka njohur kundërshtarët me të cilët do të përballet në Europian. E klasifikuar në Grupin B, kuqezinjtë do të luajnë përballë Spanjës, Kroacisë dhe Italisë.

You may also like