Shqipëria kërkon sot tre pikë ndaj Izraelit, Reja sjell ndryshime në formacion

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e dytë të Nations League. Në “Air Albania” djemtë kuqezi do të presin ekipin e Izraelit në sfidën që do të startojë në orën 20:45. Kështu, pas barazimit me Islandën në ndeshjen e parë, kombëtarja jonë kërkon vetëm fitoren, ndërsa pritet të ketë edhe ndryshime në formacion.

Edy Reja pas stërvitjeve të diferencuara në ditët e fundit duket se ka humbur Sokol Cikalleshin i cili mund të konsiderohet një mungesë e sigurt për këtë sfidë. Nga ana tjetër ashtu si pritej, janë rikuperuar për këtë ndeshje dy lojtarë me shumë peshë si Broja dhe Uzuni.

Të dy këta të fundit pritet ta nisin titullar ndeshjen duke marrë së bashku çelësat e sulmit shqiptar. Nga ana tjetër një vend në formacionin startues mund ta ketë edhe ylli i Empolit, Kristjan Asllani. Ky i fundit do të formojë treshen e qendrës së mesfushës së bashku me shokun e tij të ekipit Bajramin që është një tjetër risi dhe Amir Abrashin.

Për s ai përket mbrotjes nuk ka diskutime që do të luajë treshja që luajti përballë Islandës. E njëjta situate edhe në portën ku e ka blinduar pozicionin e tij Etrit Berisha.

Formacioni i mundshëm:

(3-5-2) Berisha; Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli; Balliu, Abrashi, Asllani, Bajrami, Hysaj; Uzuni, Broja

/oversport.tv

You may also like