Shqipëria feston 109 vjet Pavarësi, festime në Vlorë, hiqen kontrollet në kufi me Kosovën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shqipëria feston sot 109 vjetorin e Pavarësisë. Kryeministri ka përcjellë urimet e para për Ditën e Flamurit.

“Gëzuar 28 nëntorin” shkruan Rama.

“Ëndërr apo makth” në Akërni, nis puna për Aeroportin e Vlorës

Festimet kryesore për këtë festë pritet të zhvendosen në Vlorë, ku do të nisin edhe punimet për aeroportin.

Vlera e parashikuar e investimit është gati 104 milion euro, por ambientalistët kanë ngritur alarmin se  ndërtimi pranë zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë “mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në ekosistemin e strehës së shumë llojeve të zogjve”.

Aeroporti i Vlorës është parashikuar të shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh, ndërsa punimet do të kryhen nga një konsorcium kompanish të kryesuara nga Sipërmarrësi Kosovar, Behgjet Pacolli.

Edhe Bashkia e Vlorës do të mbajë një koncert të madh festiv në 18:00. Për këtë arsye prej dje është njoftuar bllokimi i segmentit nga kryqëzimi i njohur si Aleksandria- Rrethrrotullimi Skelës.Aksi do jetë jashtë aksesit të automjeteve për ti paraprirë festimeve të Pavarësisë.

Ky është viti i tretë radhazi që vendi nuk e feston me të gjitha aktivitetet që meriton këtë ditë. Dy vitet e fundit janë kufizuar nga masat anti-Covid, ndërsa në vitin 2019 për shkak të tërmetit të 26 nëntorit që mori jetën e 51 qytetarëve.

Megjithatë në festimet e sotme në Vlorë dhe në Tiranë apo në qytete të tjera të vendit pritet që të kenë shumë shqiptarë nga Kosova dhe trevat e tjera.

Në mbledhjen e ditës së enjte të 2 qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, u vendos që në kufirin mes dy vendeve do të ketë lehtësim qarkullimi sidomos pikën kryesore të kalimit të dy vendeve tona, në Morinë.

Dy ministritë e Brendshme kanë rënë dakord për një sistem monitorimi të pikave doganore me kamera pa kontrolle fizike duke e bërë kufirin krejtësisht fluid. Një sistem kamerash do të vendoset në kufi dhe qarkullimi do të bëhet pa ndalim.

You may also like