Shqipëria do debutojë në Botëror, Hysenbelliu: Grup i fortë, por ne duam finalen

by admin
Spread the love



Get it on Google Play

Shqipëria do të debutojë sot kundër Sllovakisë në orën 16:30. Futbollisti i Kombëtares së miknifutbollit, Fatmir Hysenbelliu, ka deklaruar se kundërshtarët janë të fortë, por kuqezinjtë do të japin gjithçka në këtë kompeticion të rëndësisishëm ku marrin pjesë 32 skuadra. Nës konferencën para ndeshjes Hysenbelliu u shpreh se Shqipëria e minifutbollit dëshiron që të bëjë atë që dikur kanë bërë…

Çfarë perspektivash ka Shqipëria në këtë Botëror dhe si ju duket Dubai?

Është hera e parë që marrim pjesë në Botëror. Kemi marrë pjesë në dy europianët e mëparshëm dhe duam të bëjmë më të mirën. Natyrisht, ne kemi eksperiencë edhe si klub (Prestige MFC), sepse kemi bërë arritje të rëndësisishme dhe duam që të njëjtat rezultate t’i përsërisim edhe me Kombëtaren.

Çfarë objektivash keni konkretisht?

Ndeshje pas ndeshjeje, ne shpresojmë qëtë shkojmë deri në finale.

Si ju duken kundështarët?

Ne kemi një grup të fortë dhe mendoj se ekipet e tjera kanë grupe më të lehta. Dihet tashmë që Sllovakia në minifutboll është pretendente. Për sa i përket Francës dhe Anglisë, ne e dimë tashmë që ato janë shtete të mëdha dhe ekipe të mëdha e me shumë traditë në futbollin e madh, por edhe në futbollin e vogël ato mund të jenë shumë të forta. Por për të arritur deri në finale duhet të mundësh ccdo ekip, kështu që s’ka rëndësi nëse është grup i fortë apo jo.

PANORAMASPORT.AL

You may also like