Shqipëria dhe Kosova hapin pikën e re kufitare Shishtavec-Krushevë, Bledi Çuçi: Një hap i rëndësishëm

by admin
Spread the love

Sot është hapur një tjetër pikë kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, ajo e Shishtavec-Krushevë, ku në veremoninë e hapjes së kësaj pike kufitare ka marrë pjesë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe dhe ai i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Çuçi gjatë fjalës së tij u shpreh se kjo është një nga marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive ë nëntor të vitit 2021.

“Në axhendën tonë të përbashkët të filluar me nënshkrimin e tre marrëveshjeve, ky është një nga hapat e rëndësishëm të jetësimit të këtyre marrëveshjeve. Duhet ta konsiderojmë një vend, jo të huaj, por një vend që përkohësisht kemi disa regjime që na e ndërlikojnë pak lëvizshmërinë, por shumë shpejt ne do t’i heqim dhe jam besimplotë se brezi jonë do ta jetojë dhe do ta shijojë këtë vizion që kemi në mendje dhe në vullnetin e dy qeverive në Shqipëri dhe Kosovë”, tha ministri Çuçi.

You may also like