Shqipëria barazon me Çekinë, super goli i Bajramit na jep 1 pikë me vlerë – Shqip

by admin
Spread the love

Mbyllet në barazim 1-1 sfida Çeki-Shqipëri. Kuqezinjtë marrin 1 pikë me shumë vlerë në këtë rrugëtim drejt Euro 2024.

Të parët që shënuan ishin çekët, me anë të Černý në minutën e 56.Por Shqipëria nuk u dorëzua. Kuqezinjtë shënuan në të 66-tën me anë të Bajramit.

Një super gol që na jep shpresë për një biletë në Gjermani vitin tjetër. Kështu Shqipëria qëndron në vendin e dytë me 7 pikë. Çekët vijojnë të kryesojnë me 8 pikë.

Pas nesh janë polakët që falë fitores me Ishujt Faroe shkojnë në kuotën e 6 pikëve. Sfida e radhës është ajo me Poloninë më 10 Shtator. Një finale në “Air Albania” që do të transmetohet në Tv Klan në orën 20:45 të së dielës.

You may also like