Shqetësohet trajneri Inzaghi, Interi pa 3 lojtarë kundër Fiorentina?

by admin
Spread the love

Interi i javëve të fundit nuk ka marrë rezultatet e pritshme. Kundër Torino vetëm në shtesë u shmang humbja, ndërkohë që tani në kampin zikaltër po mendojnë për ndeshjen e së shtunës ndaj Fiorentinës.

Situata tek Interi nuk është fort e mirë. Në seancën e sotme ka munguar mesfushori Arturo Vidal, i cili po kalon një grip të lehtë.

Kështu shkruan në Twitter gazetari i Sky Sport, Matteo Barzaghi. Mes të tjerash ai bën me dije se edhe De Vrij e Brozovic rrezikojnë, pasi kanë bërë terapi dhe stërvitje të personalizuar.

Kështu ata mund të mungojnë edhe në ndeshjen kundër Fiorentinës, që është një nga më të vështirat që u ka mbetur deri në fund kampionëve në fuqi të Italisë. / oversport.tv

You may also like