Shpërthen Ten Hag: Komentet kundër Mançester Junajtid janë një turp

by admin
Spread the love

Erik ten Hag i ka cilësuar kritikët e tij “një turp” për reagimin pas paraqitjes në gjysmëfinalen e Kupës FA të së dielës me Koventrin në “Uembli”. “Djajtë” po kryesonin 3-0 kundër skuadrës së Championship-it deri në minutën e 70-të, por në fund u barazuan në 3-3 duke e dërguar ndeshjen në shtesë dhe më pas te penalltitë.

Vetëm pas goditjes së penalltive ata arritën që të sigurojnë finalen e dytë radhazi të kompeticionit më të vjetër futbollistik në botë, përballë Mançester Sitit në 25 maj. Pasi mohoi se kapitullimi i skuadrës së tij ishte i turpshëm në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes, Ten Hag e përsëriti një gjë të tillë edhe në konferencë ne djeshme përpara sfidës me Shefilld Junajtidin në Premier Ligë, ndërsa sulmoi kritikët e tij.

“Penallitë ishin shumë të mira dhe dolëm në finale. Është një arritje e madhe. Dy herë në dy vjet është madhështore. Për mua si menaxher janë katër finale të kupave në katër vjet, dy Kupa Holande me Ajaksin dhe dy Kupa FA me Junajtid). Komentet janë një turp. Nuk mendoj se disa prej lojtarëve dhe tifozëve tanë po e tepronin me festimet të dielën. E dimë që duhet të përmirësohemi, por për ta bërë këtë duhet të kemi një skuadër të plotë”, tha holandezi.

PANORAMASPORT.AL

You may also like