Shpërthen Mourinho: Ndeshje e tmerrshme, askush të mos flasë!

by admin
Spread the love

José Mourinhos ishte shumë i ashpër me skuadrën e tij në analizën që i bëri humbjes 2-0 të Romës ndaj Slavias së Pragës.

“Mungoi çdo gjë, nuk dua të flas shumë dhe askush të mos flasë. Një rezultat shumë i merituar për ta në kuptimin pozitiv, shumë i merituar për ne në kuptimin negativ. Nuk më pëlqeu asgjë. E kam folur tashmë me lojtarët në dhomat e zhveshjes, gjë që nuk e bëj kurrë. Ajo që thashë do të mbetet mes nesh, dua të jem i sinqertë dhe i drejtë me djemtë e Slavias, e merituan”.

Çfarë nuk funksionoi?

Asgjë nuk funksionoi, nga pikëpamja individuale kishte shumë pak lojtarë me qëndrimin e duhur që më pëlqen. Nga shumë lojtarë pashë një qëndrim jokorrekt për një ndeshje serioze. Nuk dua të flas më shumë sepse kam folur me lojtarët.
A e komplikon një humbje si kjo përgatitjen për derbin?

Këto janë gjëra krejtësisht të izoluara, kur ke disa lojtarë që janë në një situatë të vështirë, përpiqesh të mendosh për ndeshjen e radhës. Nuk do të thotë se ndeshja e rëndësishme nuk ishte sot, ishte një ndeshje e tmerrshme. Mund të kishim shënoi golin e 1-1 edhe pse ne e meritojmë peshën e humbjes.

I prisnit këto vështirësi?

I prisja këto vështirësi, e përgatitëm ndeshjen me kufizimet që kemi duke lënë jashtë Cristanten dhe Dybalan. Më pëlqeu Bove, një djalë njëzetvjeçar, por me vetëm një lojtar nuk mund ta fitosh ndeshjen./Supersport


Top Channel

You may also like