Shpërthen keq Grida Duma: Dje pamë një maskaradë foltore, të miratojmë një rezolutë kundër grupimeve anti-amerikane

by admin
Spread the love

Grida Duma një nga deputetet më të zjarrta në krah të Lulzim Bashës, i shkarkuar dje nga Kuvendi Kombëtar, është shprehur në mbledhjen e Kryesisë një ditë më parë se duhet propozuar dhe miratuar një rezolutë, sipas saj kundër grupimeve antiamerikane .

Duma, është shprehur se Kuvendi Kombëtar, i mbledhur në “Air Albania”, “është m*askaradë foltore”, ku pjesa më e pavotuar e shqiptarëve iu hakërrye me shantazhe dhe shkarkimeve demokratëve të vërtetë.

Deklaratat e Dumës janë bërë dje në mbledhjen e Kryesisë dhe janë zbardhur nga Gazeta Panorama.

Një ditë më parë Kuvendi Kombëtar i PD ,shkarkoi Lulzim Bashën dhe tre nënkryetarët e PD, mes tyre dhe vetë Grida Dumën ,si dhe Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi .

You may also like