Shpërthen Evi Kokalari: Mos u dëshpëroni, duroni edhe pak sa të heqim qafe Joe Biden, do t’i kthejmë vlerat Amerikës

by admin
Spread the love

Sot po zhvillohet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ku ashtu si shumë të të tjerë edhe aktivistja Evi Kokalari, ka mbajtur fjalën së saj në Kuvend, teksa ka folur plot entuziasëm për vendin e saj, Amerikën, ka thënë se kanë qenë vlerat ato të cilat e kanë bëre si republikën më të suksseshme.

Ndër të tjera, Kokalari tha se ato vlera do t’i rikthehen sërish Amerikës nga konservatorët, atëhere kur të largojnë nga Shtëpia e Bardhë presidentin Joe Biden.

“Dua t’ju them se nëse nuk tërhiqni intelektual, si nga Shqipëria dhe diaspora ne nuk do shohim rezultate. T’i kthehem Amerikës, doja të flisja dhe t’ju thoja vlerat amerikane e kanë bërë republikën më të sukseshme në botë dhe konservatorët amerikanë do t’ja kthejnë këtë prestigj SHBA dhe do të heqin qafe individë si Joe Biden dhe ata që kanë marrë peng Amerikën në mënyrë të paligjshme, Fatkeqësisht ata gjenden sot në Shtëpinë e Bardhe dhe paaftësia e tyre duken qartë si në adimistrimin e vendit, Nëse Trump do të ishtë në Shtëpinë e Bardhë, ajo që po ndodh në Ukrainë nuk do ndodhte. Berisha nuk do ishte “non grata”, u shpreh Evi Kokalari.

Gjithashtu, Kokalari i ka dhënë një përgjigje përfundimtare të gjithë atyre që e kanë akuzuar se kontributi i dhënë përgjatë kësaj kohe krah Sali Berishës, ka qenë me qëllim marrjen e ndonjë posti, aktivistja tha se është “elektron i lirë dhe nuk jam pjesë e karrigeve”./Newsbomb

You may also like