Shpërthejnë polemikat, SHBA-Honduras u luajt në -20 gradë

by admin
Spread the love

Shpërthejnë polemikat për ndeshjen SHBA-Honduras, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022.

Sfida përfundoi 3-0 në favor të Amerikës, ku shënoi edhe juventini McKennie, por vëmendja u përqendrua te kushtet e vështira klimatike ku u luajt sfida.

Në stadiumin “Allianz Field” të Minesotas temperaturat shkuan deri në -20 gradë dhe dy lojtarët, portieri Lopez dhe sulmuesi Quioto braktisën fushën e lojës me simptoma të hipotermisë.

Kushtet atmosferike ishin të vështira që në startin e ndeshjes, aq sa arbitri xhamajkan vendosi kapuç. Sipas statistikave, temperatura ishte -15 gradë në momentin që nisi ndeshja. SHBA nuk kishte luajtur kurrë në kushte të tilla gjatë historisë. / Oversport.tv

You may also like