Shpërndarësi i picave kthehet në hero, pengon kriminelin teksa ai vrapon (Video)

by admin
Spread the love



Një shpërndarës picash në Pensilvani bëri më shumë se sa të dorëzonte porosinë tek një shtëpi. Tyler Morrell, një shofer transporti për Cocco’s Pizza Aston u kthye në heroin e forcave policore, kjo pasi pengoi një kriminel që ata po ndiqnin.

Tyler po dilte nga shtëpia ku kishte lënë porosinë kur pa një person teksa vraponte prej policëve. Pronari i shtëpisë ndau videon nga një kamerë e ziles së derës që kap momentin heroik të Tyler. Sipas asaj që shihet në video, i dyshuari u hodh nga një automjet dhe vrapoi në rrugë. Por, tentativa e tij për t’u arratisur dështoi. Shpërndarësi i picave ngriti këmbën duke mbajtur porosinë në dorë dhe i dyshuari ra në tokë duke u prangosur më pas nga efektivët e policisë.

Tyler-in e falenderoi për asistimin edhe Departamenti i Policisë Brookaven duke i lënë mundësinë edhe për një punë të mirë. Kur u mor në pyetje, Tyler tha se veproi instinktivisht pa e menduar gjatë.

“Mendova se mos më rrëshqiti djathi nga pica në fakt”, u shpreh ai duke bërë shaka.






Artikulli paraprakSekuestrohen mbi 200 tonë kokainë dhe arrestohen mbi 14 mijë persona


You may also like