Shorti i Europa League, Atalanta përballë Leverkusen, Barça “peshkon” Galatasaray

by admin
Spread the love

Është hedhur shorti për fazën e 1/8 të finaleve në Europa League që do të zhvillohët më 10 dhe 17 mars (me përjashtim të Porto dhe Betis që do të luajnë në datën 9). Goglat nuk janë treguar shumë bujare me Atalantën që peshkoi në këtë short ekipin gjerman të Bayer Leverkusen.

Barcelona nga ana tjetër do të përballet për një vend në fazën tjetër kundër turqve të Galatasaray. Ekipi tjetër spanjoll, Sevilla do të përballet kundër anglezve të Ëest Ham United, ndërsa klubi tjetër nga qyteti andaluzian, Betis, do të përballet me Eintracht Frankfurt.

Dy sfida midis Portugalisë dhe Francës në këtë fazë me Porton që do të përballet me Lyon, ndërsa Braga do të ndeshet kundër Monacos. Surpriza e kësaj faze, Rangers që skualifikoi Borussia Dortmund do të ndeshet kundër serbve të Crvena Zvezda.

RedBull Leipzig sakaq do të ndeshet për një vend në fazën tjetër kundër rusëve të Spartak Moscow. /oversport.tv

You may also like