Shortet e kupave të Europës – Shqip

by admin
Spread the love

Vendosen takimet e fazës se 1/8 në Europa dhe Conference League

Shorti i fazës së 1/8 të Europa League vendosi Juventus përballë Freiburg. Skuadra gjermane po bën një paraqitje të mirë në kampionat ku renditet e katërta.

Një kundërshtar më të vështirë për Roma që do të luajë me Real Sociedad, ekipi që renditet i treti në La Liga pas Barcelona dhe Real Madrid.

Manchester United u shortua me një tjetër ekip spanjoll Betis, ndërsa Arsenal me Sporting Lisbon. Takimet e para do të luhet në 9 Mars, ndërsa ato të kthimit më 16. Finalja e madhe do të zhvillohet më 31 maj në Budapest.

Në Nion këtë të premte u vendosën edhe takimet e fazës së 1/8 të Conference League. Përballjet më interesante duken Anderlecht – Villarreal dhe Lazio – Alkmaar. Takimet do të zhvillohen më 9 dhe 16 Mars, ndërsa finalja është programuar më 7 qershor në Pragë.

Tv Klan

You may also like