Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze: Nuk ka karburant në karvanin e ndihmave në Gaza

by admin
Spread the love

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës tha se 12 kamionë ndihma hynë në Gaza përmes pikës kufitare Rafah me Egjiptin të enjten, duke transportuar ujë, ushqim, ilaçe dhe furnizime mjekësore – por pa karburant.

Organizata tha se ka marrë 74 kamionë që nga rifillimi i transferimeve të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës disa ditë më parë.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara theksuan se qindra kamionë ndihma hynin në Gaza çdo ditë përpara sulmeve vdekjeprurëse të 7 tetorit nga Hamasi, që do të thotë se furnizimet bazë po rrjedhin në enklavë me një ritëm shumë më të ngadaltë se sa nevojitej.

Izraeli vazhdon të bllokojë plotësisht dërgesat e karburantit, duke thënë  se Hamasi do ta devijojë atë vetëm për përdorim ushtarak.


Top Channel

You may also like