Shokon Lucas Hernandez, mbrojtësi mendon tërheqjen nga futbolli pas dëmtimit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ndeshja e fituar nga Franca përballë Australisë me rezultatin 4-1, pavarësisht tre pikëve i dha edhe një goditje Deschamps me dëmtimin e Lucas Hernandez. Ky i fundit pësoi një dëmtim të rëndë dhe u zëvendësua pas vetëm 10 minutash lojë nga vëllai i tij Theo.

Prestigjiozja franceze “L’Equipe” raporton se mbrojtësi i Bayern Munich po mendoi tërheqjen përfundimtare nga futbolli pas atij dëmtimi. Pavarësisht këtij mendimi rrufe nga Lucas, shokët e tij të ekipit dhe nëna e tij e bindën lojtarin të mendonte të kundërtën.

Ky dëmtim i pësuar përballë Australisë, e lë përfundimisht jashtë botërorit Lucas Hernandezin. Megjithatë, mbrojtësi u operua me sukses në gjurin e tij dhe tani do të fillojë fazën e rehabilitimit. /oversport.tv

Foto: Équipe de France de Football, Twitter

You may also like