Shok skuadre me Balliun, 23-vjeçari “blerja” e parë e Realit për sezonin e ardhshëm

by admin
Spread the love

Real i Madridit ka hedhur hapin e parë në përgatitjen e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Klubi merengues do të blejë në verë për vetëm 5 milionë euro futbollistin Fran Garcia, aktualisht pjesë Rayo Vallecanos.

Në fakt, Reali ruan 50% të kartonit të futbollistit që është rritur në akademinë e “Los Blancos” e që u transferua në “Vallecas” për vetëm dy milionë euro.

Lojtari në fjalë ka klauzolë largimi 10 milionë euro dhe fakti që klubi “merengues” ka ruajtur 50% të kartonit do të thotë se e rikthen në “Bernabeu” për vetëm 5 milionë.

Ancelotti dhe klubi do ta vlerësojnë të ardhmen e lojtarit dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të huazohet apo të rishitet.

Blerja e Fran Garcías ka qenë lëvizja e vetme e fortë e Madridit në këtë merkato, edhe pse vlen për në verë.


Top Channel

You may also like