Shkupi po pastrohet, të punësuarit në “Higjienën komunale” u kthyen në punë

by admin
Spread the love

Kryetarja e Qytetit Arsovska deklaroi se publiku duhet t’i japë mirënjohje Maznevas sepse është drejtoresha e parë e kësaj ndërmarrje që vendosi të përballet me “mafian” në NP “Higjienën komunale”.

“Nuk do të lejojë që askush të manipulojë, më së paku kundër një gruaje e cila u kap në një ndërmarrje prej 1400 të punësuar, që ishte peng nga njëqind personazhe të lidhur familjarisht, prej të cilave ata që i drejtojnë janë struktura mafioze, të përpiqen ta kthejnë këtë dhe ta bëjnë atë fajtore për çdo gjë. Ajo i zbuloi të gjitha parregullsitë. Ajo ka vepruar që në muajin e kaluar dhe para 25 qershorit kur ka reaguar siç duhet, kur ka nisur me të gjitha procedurat dhe vetëm atëherë këto struktura mafioze kanë vendosur të merren me të. Vendimet e largimit nga puna të këtyre mafiozëve janë të muajit të kaluar me kallëzimet penale që janë ngritur ndaj tyre. Ata nisën trazira dhe reagime pasi panë se këtu nuk ka më shaka, se askush nuk ka ndërmend të dorëzohet para presioneve, kërcënimeve, shantazheve. Duhet ta përshëndetni faktin që dikush po merret me këta mafioz pas 30 vitesh”, tha Arsovska.
Ajo shtoi se edhe pse ka shumë të afërm në mesin e punonjësve të ndërmarrjes, “ne i ndajmë njerëzit në të ndershëm dhe të pandershëm, punëtorë dhe jo punëtorë” dhe “nuk ka vend për të pandershëm dhe jo punëtorë”.

Në pyetjen se a pajtohet me propozimin e disa kryetarëve të komunave që përgjegjësia për grumbullimin e mbeturinave në qytet t’u bartet atyre, Arsovska u përgjigj se njerëzit “nga koalicioni DPMNE-LSDM” bëjnë lojëra politike dhe “si influencues fotografohen rrugëve dhe rrëmujës që po e bëjnë” dhe duhet, tha ajo, të ndalojnë së luajturi me nervat e shkupjanëve dhe interesin e tyre, gjegjësisht institucionet të funksionojnë ashtu siç duhet.

You may also like