Shkupi edhe sot në mesin e qyteteve më të ndotura në botë – Shqip

by admin
Spread the love

LSDM KËRKON MASA URGJENTE PËR TË LUFTUAR NDOTJEN

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor informoi sot se, sipas të dhënave të Sistemit Shtetëror të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit të Ambientit përqëndrimet mesatare ditore të grimcave të pezulluara PM10 janë nën pragun e përcaktuar të alarmimit.

Megjithatë, qyteti i Shkupit vazhdon të jetë edhe sot në listën e 10 qyteteve më të ndotura në bota.

Grupi i këshilltarëve të LSDM-së kërkon seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit për zgjidhjen e problemit me ajrin e ndotur. LSDM kërkon nga inspektorët që në mënyrë të pakushtëzuar dhe intensive të kryejnë detyrën e tyre. Ndërsa, shtuan se, në seancën e jashtëzakonshme, do të propozojnë masat në vijim:

“Urgjentisht të rritet numri i autobusëve të të gjitha linjave në transportin publik urban. Vendosjen e transportit falas për të gjithë qytetarët në Shkup. Ndryshim urgjent i ndarjes së mjeteve në buxhetin e Qytetit të Shkupit, për rritje të mjeteve për luftë kundër ndotjes. Ndihmë financiare për shkollat për adaptimin e sistemit për ngrohje me energjensa ekologjike. Përgatitjen e një plani aksional për pastrimin e të gjitha deponive në Shkup. Pastrim dhe larje të të gjitha rrugëve dhe sipërfaqeve publike me cisterna. Veprime të pakushtëzuara të inspektorëve në kryerjen e detyrave” – tha Lubica Jançeva, LSDM.

Ndërkohë, nga VMRO – DPMNE vazhdojnë të akuzojnë Qeverinë, se nuk ka investuar për zgjidhjen e çështjes së ajrit të ndotur, pavarësisht se ky ka qenë një ndër premtimet e fushatës zgjedhore.

“20 miliardë euro janë harxhuar përmes buxheteve çdo vit shtatë vitet e fundit, ndërsa asnjë euro nuk është investuar thelbësisht për mjedis jetësor më të pastër apo ulje të ajrit të ndotur. As në nivel lokal ku LSDM-ja ka pasur pushtetin deri para një viti nuk është ndërmarrë diçka më thelbësore, nuk ka implementuar as konkluzionet të cilët i ka miratuar vetë në Kuvend” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Maqedonia e Veriut disa ditë me radhë renditet ndër vendet e para në botë sa i përket ajrit të ndotur, e kjo ka bërë që disa herë autoritetet komunale t’i aktivizojnë masat e qeverisë.

Përgatiti: Teuta Buçi

You may also like