SHKUP: Von Der Leyen: Nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj, ne e respektojmë plotësisht atë

by admin
Spread the love

TIRANË, 15 korrik /ATSH/- Nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj. Ne e respektojmë plotësisht atë, tha sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen përmes një videoje të publikuar në Twitter.

“Doja të isha këtu me ju, që të mund të flisja drejtpërdrejt me ju. Që të dëgjoni nga unë, se Evropa po iu pret, duke pritur dhe duke shpresuar, se ju do të bëni edhe një hap tjetër, drejt Bashkimit Evropian.  Së bashku ndoqëm ëndrrën tonë, për “NJË” Bashkim Evropian, dhe së bashku do ta kthejmë këtë ëndërr në realitet. Ne jemi të bindur se kjo është e një rëndësie historike, por vendimi është i juaji dhe vetëm i juaji”, tha Von der Leyen gjatë fjalimit të saj në Shkup, përpara deputetëve maqedonas.

“Në fund të fundit, kjo ka të bëjë me rrugën që ju keni zgjedhur, nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj dhe ne e respektojmë plotësisht këtë. Dhe për këtë arsye propozimi i rishikuar i referohet gjuhës maqedonase, pa kualifikim nga Bashkimi Evropian”, shtoi ajo.

Fëmijët tanë, nipërit tanë, të gjithë janë pjesë e të njëjtit Union, këtë duam ne. Dhe kjo është e ardhmja për të cilën po vendosni këtu, sot, nesër dhe në ditët në vijim. Ju keni treguar vendosmërinë tuaj ndaj vlerave të BE-së, ju meritoni të ecni përpara në rrugën drejt anëtarësimit. Ju takon juve te hidhni hapin tuaj vendimtar”, theksoi Von Der Leyen.

“E ardhmja e vendit tuaj është në Bashkimin Evropian dhe Evropa nuk është e plotë pa Maqedoninë e Veriut”, perfundoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like