Shkrirja e akullit në Antarktidë, alarmohen shkencëtarët – Shqip

by admin
Spread the love

Ata thonë se ndryshimet klimatike do të kenë pasoja katastrofike tek kafshët

Antarktida, ky rajon i largët polar është nën kërcënim. Akulli që mbulon oqeanin ka arritur në nivelet më të ulëta këtë dimër duke rritur shqetësimin tek shkencëtarët. Ata paralajmërojnë se ndryshimet klimatike mund të kenë pasoja të tmerrshme për kafshët si pinguinët që shumohen dhe rritin të vegjlit e tyre në akullin e detit.

Ariaan Purich – studiuese: Unë mendoj se mesazhi kryesor që duhet të japim ka të bëjë me faktin se është vërtet e rëndësishme të mbrojmë këto pjesë të ngrira të botës për një numër arsyesh. Fillimisht, ne duhet të reduktojmë emetimet e gazeve serrë sa më shumë dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet fakti se e ardhmja varet nga ne, ndryshimet klimatike varen nga njeriu. Pra, ka shumë që mund të bëjmë. Këto ndryshime mund të kenë pasoja të tmerrshme. Kemi dëgjuar për këto pasoja tek pinguinët, dhe është e tmerrshme. Por le të marrim këtë informacion të vlefshëm dhe le të bëjmë ndryshime sepse me të vërtetë ende mund të bëjmë një ndryshim në të ardhmen.

Shtrirja e akullit në Antarktikë arriti shifrën më të vogël këtë vit, ku u vlerësua se akulli shtrihej në një sipërfaqe 16.956 milionë kilometra katrorë, shifra më e ulët që nga fillimi i regjistrimit të këtyre të dhënave në vitin 1979 nga Qendra Kombëtare e të Dhënave të Dëborës dhe Akullit të SHBA-së.

Sipas Agjenicisë së Lajmeve Reuters, këtë vit ka patur 1 milionë kilometra katrorë më pak akull sesa në 1986 vit kur shtrirja e akullit kishte edhe sipërfaqen më të madhe.

Arktiku është goditur rëndë nga ndryshimet klimatike gjatë dekadës së fundit, pasi po ngrohet katër herë më shpejt se mesatarja globale. Studiuesit janë të shqetësuar se këto ndryshime mund të kenë ndikim negative në shumë ekosisteme.

Ariaan Purich-studiuese: Akulli i detit është me të vërtetë i rëndësishëm për ekosistemet dhe shumë i rëndësishëm për klimën. Mjafton të përmendim se si akulli i detit ofron një habitat për shumë krijesa të ndryshme. Po sjell rastin e pinguinëve perandorë. Ata jetojnë në akullin e detit. Nëntorin e kaluar, akulli i detit po zvogëlohej. Në një rajon rreth Antarktidë ka koloni të ndryshme pinguinësh perandorë, akulli i detit u shkri përpara se zogjtë e pinguinëve të ishin gati për të notuar. Dhe zogjtë, të cilët i kanë krahët ende të pazhvilluara mirë, nuk dinin të notonin. Prandaj ata nuk mund të ktheheshin sërish në sipërfaqe kur ata binin në ujë. Dhe kështu akulli i detit u shkri dhe këta pinguinë u mbytën. Dhe bëhet fjalë për më shumë se 9000 pinguinë. Kjo është një histori e tmerrshme. Është një situatë e tmerrshme. Por me këtë dua të nënvizoj se akulli i detit është i rëndësishëm për ekosistemet e Oqeanit Jugor dhe Antarktikut.

Ruajtja e Antarktidës nuk është thelbësore vetëm për kafshët e egra që jetojnë aty, por edhe për pjesën tjetër të botës dhe klimën e saj. Aktualisht, shtresa e akullit të Antarktidës po humbet gjashtë herë më shumë masë në oqean sesa 30 vjet më parë. Ajo mban mjaft ujë saqë nëse do të shkrihej plotësisht, niveli i detit në botë do të ngrihej me rreth 57 metra, duke vënë qytete të tëra nën ujë. Natyrisht, kjo do të kërkonte qindra vjet për të ndodhur.

Por ndërsa akulli zvogëlohet, Tokës i hiqet një prej mjeteve më kritike për kontrollin e temperaturës.

Ariaan Purich-studiuese: Antarktika vepron për të mbajtur planetin të freskët duke reflektuar rrezet e diellit përsëri në hapësirë. Si pasojë, ne nuk marrim ngrohjen e rrezatimit të plotë. Por nëse sipërfaqja e bardhë reflektuese e borës dhe akullit humbet, atëherë ajo zëvendësohet nga një sipërfaqe e errët, qoftë në oqean apo në tokë. Dhe kështu energjia e diellit do të përthithet nga kjo sipërfaqe dhe si pasojë do të ketë ngrohje. Kështu që ngrohja rritet nga humbja e akullit. Shqetësimi i vërtetë është se Antarktida pushon së vepruari si kondicioner dhe fillon të veprojë si radiator.

Kontinenti i shtatë i botës u zbulua nga eksploruesit 203 vite më parë nga eksploruesit që udhëtonin me anije druri me vela, duke çarë përmes dallgëve të forta. Disa prej eksploruesve ishin në kërkim të pasurisë, ndërsa disa vende ngritën flamuj që pretendonin se toka e zbuluar rishtazi ishte e tyre.

U desh të vinte viti 1959 që shumë vende të nënshkruanin një traktat që mbronte kontinentin e ngrirë, por ai pakt i atij viti nuk parashikonte sfidat që ka sjellë sot ndryshimi i klimës. Jo vetëm ndryshimi i klimës, por edhe rritja e turizmit dhe presioni mbi rezervat e peshkut janë shenja se Antarktida përballet me më shumë sfida.

Shkenctarët kërkojnë gjithashtu veprime për të frenuar shkallën e dëmtimit në rajon, për të cilën thonë se është e nevojshme që bota të përmbushë objektivin e Marrëveshjes së Parisit për kufizimin e ngrohjes globale nën 1.5 gradë Celsius.

Klan News

You may also like