Shkon në 4 numri i viktimave nga aksidenti i sotëm në Greqi, ku autobusi nga Serbia u përplas me një veturë – Shqip

by admin
Spread the love

Ka shkuar në katër numri i viktimave nga aksidenti i sotëm në pjesën veriore të Greqisë, në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut. Plagëve iu nënshtrua edhe udhëtari i katërt nga automjeti që u përplas me autobusin nga Serbia, ndërsa të lënduar kanë mbetur 49 turistë serbë.

Sipas MIA-s aksidenti ndodhi gjatë përplasjes së drejtpërdrejtë të autobusit dykatësh nga Nishi, që udhëtonte drejt Stavrosit në Greqi, me një automjet udhëtimi që lëvizte në drejtimin e kundërt.

Nga goditja, autobusi me rreth 80 turistë serbë doli nga rruga, tre nga katër udhëtarët në automjet e humbën jetën, prëderisa pak më vonë edhe i katërti, i cili u dërgua në spital, ku iu nënshtrua lëndimeve.

Pas përplasjes së drejtpërdrejtë mes autobusit dhe automjetit, në aksident u përfshi edhe një automjet tjetër me targa serbe i cili u ndesh me automjetin e parë.

Në të ndodheshin një nënë dhe një fëmijë, të cilët nuk janë lënduar.

Nga autobusi tiristik, 49 udhëtarë janë dërguar në tre spitale.

You may also like