“Shkëndija” e parë e Portugalisë, Ronaldo bllokohet nga portieri

by admin
Spread the love

Uruguai-Koreja e Jugut përfundoi në barazim pa gola, ndërkohë që tani është radha e duelit tjetër të grupit H në Kupën e Botës Katar 2022. Portugalia e Cristiano Ronaldos sfidon Ganën në “Stadium 974”, stadium me kapacitet 44,089 tifozë.

Fernando Santos i ka besuar repartin e sulmit CR7, Joao Felix dhe Otavios, 27-vjeçarit të Portos, ndërkohë që Rafael Leao e fillon takimin nga stoli. Ronaldo synon ta nisë me gol dhe fitore Botërorin e pestë në karrierë.

“Yjet e Zinj” të Ganës, të cilët nuk ishin pjesë e Rusi 2018, zbresin në fushë me skemën 5-4-1. Maja e sulmit i është besuar Inaki Williams, goleadorit të Athletic Bilbaos, i cili në Katar do të luajë Botërorin e parë në karrierë.

Kupa e Botës
Katar 2022
Grupi H

PORTUGALI-GANË 0-0

Kronika e ndeshjes:

10′ Portugalia rikuperon një top në mesfushë, Bernardo Silva nis bukur Ronaldon, i cili nuk e merr siç duhet topin dhe bllokohet nga dalja e portierit Lawrence Ati-Zigi.

FORMACIONI ZYRTAR


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like