Shkëlqimi i artë Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqit!

by admin
Spread the love

Ta quajmë 8 Marsin ditën e grave të forta, të brishta, të ëmbla, të bukura, të famshme, të lira, të qeshura…? Ta quajmë ditën e supergrave apo të gruas që s’do fare të jetë e tillë? 8 Marsi i të gjitha këtyre bashkë apo i asnjërës prej tyre? Ne nuk duam t’i fusim gratë e vajzat tona nëpër kallëpe, heroina qofshin apo të papërsosura. Ne duam vetëm të festojmë për gruan dhe të kemi një simbol të thjeshtë të numrit 8, që u takon të gjithave atyre që na shkëlqejnë në sy, por ne kemi përzgjedhur 8, që këtë vit kanë shkëlqyer në sytë e të gjithëve. 8 për 8 fusha të ndryshme, 8 gra e vajza që do t’i zbulojmë një nga një gjatë ditës së sotme…

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi e bënë kombin shqiptar të kthejë sytë nga xhudo kur sollën dy medalje ari në Kosovë dhe gjithë bota foli për to. Me një karrierë të gjatë dhe një tufë medaljesh e fitoresh ndër vite, dy vajzat e apasionuara pas sportit, shënuan sukses kur morën pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” (që u zhvilluan në 2021-shin prej pandemisë).
Data shënonte 24 korrik kur 26-vjeçarja, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë. Dy ditë më vonë, ishte radha e 29-vjeçares, Nora Gjakova që të rrëmbente medaljen e dytë të artë sërish në Lojërat Olimpike. Sesa emocion ka ndjerë, veç ato mund ta thonë. Nora pranoi se gjithë kjo arritje ishte një ëndërr për të dhe kur së bashku u kthyen e folën për fitoren, me zërin që u dridhej i kërkuan shqiptarëve t’i gëzojnë bashkë me to këto medalje ari.
Por Nora dhe Distria nuk fituan veç një medalje ari në Lojërat Olimpike. Ato arritën të dalin në krye të listës së xhudisteve në botë, në kategoritë e tyre respektive. Gjatë karrierës së saj sportive, Distria Krasniqi ka fituar 18 medalje të arta: një medalje olimpike, një në Kampionatet Botërore, tri në Masters, dy në Grand Slam, tri në Kampionatet Kontinentale, gjashtë në Grand Prix, një në garat evropiane dhe një në Kupën Kontinentale.
Ndërsa, Nora Gjakova deri më tani ka arritur të fitojë 12 medalje të arta: një medalje të artë Olimpike, dy medalje të arta në Grand Slam, një në Kampionatet Kontinetale, pesë në Grand Prix dhe tri në garat evropiane.
Në total, Kosova mban 3 medalje ari në xhudo dhe të tria janë fituar nga sportiste gra! Por viti që shkoi, e më siguri shumë të tjerë në vazhdim do jenë të Norës dhe Distrisë, që me shumë përkushtim dhe lot i janë dedikuar sportit. Po sa mirë që fitohet, sa mirë që mundi i shpërblehet këtyre grave që kanë zgjedhur karrierën më të vështirë e të mundimshme, kështu dikush me siguri do e kthejë një sy nga sporti!/revistawho.com

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like