Shkëlqeu në debutimin në Superiore, tre klube hungareze kërkojnë Skukën

by admin
Spread the love

Xhuliano Skuka është një nga zbulimet e këtij sezoni në Superiore. Pas një aventure jo shumë të mirë te Dinamo, sulmuesi dibran ka shkëlqyer me fanellën e Partizanit në pjesën e dytë të sezonit ku ka shënuar edhe 8 gola (vetëm 1 në fazën e parë me Dinamon).

23-vjeçari ka edhe 2 vite kontratë me “të kuqtë” e kryeqytetit por paraqitjet e tij shumë të mira nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe disa klube europiane synojnë shërbimet e tij.

Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, janë të paktën tre klube hungareze që kanë shfaqur interes për sulmuesin dhe Partizani nuk do të hezitonte ta linte të largohej nëse do të paguhej një shumë prej 300 mijë eurosh. / Oversport.tv

You may also like