Shkelje e privatësisë së fëmijëve, BE pritet të gjobisë Tik-Tok miliona euro

by admin
Spread the love

Rrjeti social kine TikTok pritet të gjobitet me miliona euro për shkeljen e privatësisë së fëmijëve pas një vendimi nga rregullatori i BE-së për mbrojtjen e të dhënave.

Bordi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave deklaroi se kishte marrë një vendim për platformën e ndarjes së videove për përpunimin e të dhënave të fëmijëve.

Vendimi vjen nga një hetim i nisur në vitin 2021 nga komisioneri i mbrojtjes së të dhënave të Irlandës dhe vlerësoi pajtueshmërinë e TikTok me rregulloret e BE-së për mbrojtjen e të dhënave dhe praktikat e tij në lidhje me të dhënat e personave të moshës 13 dhe 17 vjeç.

Në fillim të këtij viti, TikTok u gjobit me 12.7 milion £ nga mbikëqyrësi i të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar për përpunimin e paligjshëm të të dhënave të 1.4 milion fëmijëve të moshës nën 13 vjeç, të cilët po përdornin shërbimin pa pëlqimin e prindërve.


Top Channel

You may also like