Shkarkoi Rudi Garcian, Al Nassr duan një trajner të madh, Ronaldo jep konsensusin

by admin
Spread the love

Al-Nassr largoi nga detyra Rudi Garcia, pas barazimit pa gola me Al Feiha, çka ka sjellë dhe thellimin e diferencës me vendin e parë në 3 pikë. Kur kanë mbetur dhe 8 javë deri në fund, aktualisht skuadra i është besuar trajnerit të skuadrës U-19, Dinko Jelicic, ndërkohë që drejtuesit po mendojnë për trajnerin e ri.

Zinedine Zidane dhe Jose Mourinho janë dy dëshirat e mëdha të drejtuesve të Al Nassr, që janë të gatshëm që të investojnë shifra marramendëse vetëm e vetëm që të kenë në gjirin e tyre një emër të madh të trajningut.

Francezi është pa skuadër dhe opsioni për të marrë drejtimin e përfaqësueses franceze ra poshtë, çka i krijon mundësinë që të vlerësojë ofertat, ndërkohë që “Special One”, që synon trofeun e Europa League-s dhe ka pasur një aventurë të suksesshme deri më tani, duket e vështirë që të lërë Italinë për Arabinë Saudite.

Cristiano Ronaldo është faktori i padiskutueshëm tek Al Nassr, me portugezin që është fuqiplotë në klub, aq sa të shkarkojë apo të vendosë trajnerin. Si Zidane dhe Mourinho janë emra për të cilët sulmuesi ka dhënë miratimin e tij e drejtuesit kanë nisur nga puna për të afruar ndonjërin prej tyre.

Zidane ka marrë një ofertë verbale dhe në negociata është përfshirë dhe Ronaldo, thuhet nga mediat, por nuk ka garanci nëse francezi do të bindet për të nisur një aventurë në Arabinë Saudite.

Në anën tjetër për Mourinhon ka patur interes dhe përfaqësuesja e Arabisë Saudite, që është gjithashtu në kërim të një trajneri të ri.
Në rast se asnjëri preh tyre nuk do të arrijë një marrëveshje, atëherë drejtuesit do të nisin të punojnë për të firmosur me Jorge Jesus ose Marcelo Gallardon.


Top Channel

You may also like