Shkarkimi i Mirel Josës, Laçi gjen trajnerin e ri

by admin
Spread the love

Klubi i Laçi ka gjetur trajnerin e ri për pjesën e mbetur të sezonit.

“Supersport” mëson se drejtimi i ekipit “bardhezi” i është besuar trajnerit Armando Cungu.

Cungu do të jetë në krye të skuadrës së Laçit deri në fund të këtij sezoni, me trajnerin që rikthehet te ky ekip.

Armando Cungu ka qenë në krye të kurbinasve në sezonet 2014-2015 dhe 2019-2020 dhe rikthehet për të marrë drejtimin e këtij ekipi, me Laçin që momentalisht renditet në vend të shtatë me 30 pikë.

Cungu do të zëvendësojë te Laçi Mirel Josën, i cili u shkarkua pas humbjes 1-0 në javën e fundit ndaj Skënderbeut.


Top Channel

You may also like