Shkarkimet me “dorëheqje”, rrënimi i imazhit të policisë – Lajme

by admin
Spread the love

Ministri i brendëshëm Bledi Çuçi doli sot përpara selisë së kryeministrisë për të bërë një hap pas prej deklaratës së një dite më parë, se Ardi Veliut po i sosej flaka e kandilit në krye të policisë së shtetit. 

Ministri u justifikua se togëfjalshi i tij pezhorativ ishte më tepër pasojë e emocioneve të shkaktuara në përballjen me opozitën në parlament, sesa mendimi i tij për punën e shefit të policisë. Çuçi e ngriti në qiell atë duke theksuar se uniformat blu kishin arritur në këto vite në standarte dhe performancë shumë të lartë.

Lexo me tej:

Profil / Ardi Veliu, kryepolici ushtar i rilindjes që iu fik kandili pas zgjedhjeve

Në fakt, kjo komedi me të cilën gjithsecili vë buzën në gaz nga halli, e ka një shpjegim. Dikush me sa duket i ka tërhequr vërejtjen ministrit për faktin se puna e policisë nuk duhet vënë në diskutim. Deviza ka qenë: dhe Ardi Veliun duhet ta heqim qafe se me injorancën, militantizmin përtej normës dhe mungesën e profesionalizmit na diskreditoi, por edhe beteja propagandistike e sukseseve duhet të vazhdojë. 

Po si mund të çlirohesh nga një drejtues “i suksesshëm”? 

Vetëm me dorëheqje.

Pikërisht për këtë arsye, kur e thirri në zyrën e tij, në kryeministri, të martën në mesditë, Rama i ka komunikuar Veliut se epoka e tij kishte përfunduar por se kjo do të zgjidhjej me anë të dorëheqjes. 

Kështu u bë dhe drejtori i bindur i policisë “zbuloi” papritamas se i duhej të kalonte më shumë kohë me familjen. Aq qesharake ishte e tërë kjo situatë, sa edhe brenda letrës së dorëheqjes shndërrua në hit në rrjetet sociale, Veliu tregonte se ishte sërisht i gatshëm të hiqte dorë nga gruaja dhe fëmijët, të cilët i pati përdorur si arsyen se përse po hapte rrugë, për të bashkëpunuar sërish me kryeministrin.

Por, pavarësisht këtyre episodeve që e bëjnë edhe me humoristike gjithë historinë, një fakt mbetet i pandryshuar. Pavarësisht dështimeve të njëpasnjëshme, Rama, për të mos prishur kartolinën e “policisë që duam” kurë nuk e ka pranuar largimin si të paaftë të drejtuesve të policisë. 

Ndonëse i përfshirë në akuza për përgjime të paligjshme, Atran Didi u largua nga drejtimi i policisë me “vullnetin e tij të lirë”. Po ashtu edhe Fatmir Xhafa, i cili nuk arriti dot kurrë ta bënte bindëse alibinë për dosjen “Babale” dha një dorëheqje pa motive. Po me “vendim personal” u largua edhe Sandër Lleshaj, pas vrasjes së Klodian Rashës, ndonëse prej kohësh ishte një sekret publik ftohja e tij përfundimtare me shefin e qeverisë. Nga të gjithë ministrat dhe drejtorët që ka pasur policia në vitet e rilindjes, vetëm Saimir Tahiri dhe Haki Çako nuk janë larguar me dorëheqje.

Zyrtarizohet emërimi/ Gledis Nano, ‘njeriu i FBI’ që pritet të drejtojë Policinë e Shtetit

Dhe arsyeja se pse kjo ka ndodhur kuptohet lehtë. Sepse ndryshe nga çfarë premtoi në fushatën e 2013, Rama nuk ndërtoi dot një polici ku vrasësit të mos largoheshin në drejtim të paditur, organet e rendit në vend nuk penguan dot që në raportin e Departamentit të shtetit për narkotikët, Shqipëria të etiketohej si “vend burimi për kanabisin dhe rrugë furnizimi për drogërat e forta”. Gjatë këtyre viteve u kthyem sërish tek versioni më i keq i policisë politike që ushtron dhunë mbi kundërshtarët e rregjimit dhe tek përdorimi i saj për manipulimin e zdhedhjeve. Prandaj, njësoj si edhe me rastin e Ardi Veliut, deviza mbetet e njëjtë: “Sukseset vazhdojnë, por thjeshtë drejtuesit largohen për arsye familjare”.    

©Lajme

You may also like